ks-crews
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ks-crews
 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Lajme te reja nga bota e Sporti

Shko poshtë 
AutoriMesazh
mondi
Administrator
Administrator
mondi


Numri i postimeve : 46
Points : 75
Reputation : 0
Join date : 27/06/2009

Lajme te reja nga bota e Sporti Empty
MesazhTitulli: Lajme te reja nga bota e Sporti   Lajme te reja nga bota e Sporti I_icon_minitimeSun Jun 28, 2009 2:48 am

Sacchi: Do të më pëlqente ta drejtoj Romën

Trajneri i dikurshëm i Italisë dhe Milanit, Arrigo Sacchi, ka deklaruar se dëshiron t’i kthehet punës së trajnerit dhe ka caktuar Romën si skuadrën që pëlqen ta drejtojë.

Rolin e fundit se trajner Sacchi e ka ushtruar në vitin 2001 kur udhëhiqte Parmën, ndërsa gjatë viteve 2004 dhe 2005 ishte drejtor i futbollit te Real Madridi.

Pas punës me Los Blancos, 63-vjeçari ka punuar si analist i futbollit, ndërsa tani dëshiron të punojë sërish si trajner.

“Nëse do të kthehem, atëherë do të më pëlqente ta udhëheq skuadrën e Romës. Mendoj se Roma është një skuadër e cila mund të japë shumë”, ka thënë Sacchi për “Radio Radio”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://poroj-crew.albanianforum.net
mondi
Administrator
Administrator
mondi


Numri i postimeve : 46
Points : 75
Reputation : 0
Join date : 27/06/2009

Lajme te reja nga bota e Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga bota e Sporti   Lajme te reja nga bota e Sporti I_icon_minitimeSun Jun 28, 2009 2:48 am

Milani ta zëvendësojë Pirlon me Fabregasin

Mediat italiane besojnë se pas shitjes së superyllit Kaka, Milani do ta sakrifikojë edhe mesfushorin Andrea Pirlo për të zvogëluar faturat e larta të pagave, ndërkohë që vendin e tij spekulohet se mund ta zë mesfushori i Arsenalit, Cesc Fabregas.

Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, e dëshiron në Stamfrod Bridge ish-lojtarin e tij, ndërsa Blutë janë të gatshëm të paguajnë 28 milionë euro për të fituar shërbimet e mesfushorit italian.

Nga ana tjetër, Arsenali kërkon 35 milionë euro për Fabregas, i cili nëse transferohet në San Siro pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://poroj-crew.albanianforum.net
mondi
Administrator
Administrator
mondi


Numri i postimeve : 46
Points : 75
Reputation : 0
Join date : 27/06/2009

Lajme te reja nga bota e Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga bota e Sporti   Lajme te reja nga bota e Sporti I_icon_minitimeSun Jun 28, 2009 2:48 am

United me ofertë serioze për Villan

Sipas tabloidit britanik “The Daily Mirror”, Manchester Unitedi është i gatshëm të hyjë në garë për sulmuesin e Valencias, David Villa.

Njoftohet se Djajtë e Kuq do të ofrojnë 40 milionë funte (46.8 milionë euro) për ta angazhuar sulmuesin spanjoll.

Megjithatë duhet të kihet parasysh se drejtuesit e Valencias dhe vetë lojtari kanë bërë të ditur se ai do të mbetet te Valencia, mirëpo një shumë kaq e madhe parash mund t’i ndryshojë gjërat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://poroj-crew.albanianforum.net
mondi
Administrator
Administrator
mondi


Numri i postimeve : 46
Points : 75
Reputation : 0
Join date : 27/06/2009

Lajme te reja nga bota e Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga bota e Sporti   Lajme te reja nga bota e Sporti I_icon_minitimeSun Jun 28, 2009 2:49 am

Vieira: Nëse jo tek Inter, do të luaj në Ligue 1

Patrick Vieira konsiderohet si tepricë te skuadra e Interit, ndërsa trajneri Jose Mourinho e ka nxjerrë në listën e lojtarëve që do të shiten.

“Duhet të takohem me zyrtarët e Interit për të kuptuar se çfarë planifikojnë të bëjnë me mua”.

“Sa më takuan mua, unë vetëm dëshiroj të luaj, qoftë tek Interi ose diku tjetër. Po ashtu duhet të takohem me Mourinhon dhe të marr vesh nëse bëj pjesë në planet e tij. Nëse përgjigja është negative, atëherë do të preferoja të luaj për Ligue 1”, ka thënë francezi.

Për shërbimet e Vieiras janë të interesuara skuadrat franceze, Lyon dhe Paris St Germain.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://poroj-crew.albanianforum.net
mondi
Administrator
Administrator
mondi


Numri i postimeve : 46
Points : 75
Reputation : 0
Join date : 27/06/2009

Lajme te reja nga bota e Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga bota e Sporti   Lajme te reja nga bota e Sporti I_icon_minitimeSun Jun 28, 2009 2:49 am

Bierhoff: Dzeko lojtar i duhur për Milanin

Ylli i dikurshëm i Milanit, Oliver Bierhoff, thotë se sulmuesi i Wolfsburgut, Edin Dzeko, është njeriu i duhur për Milanin.

Rossonerët janë të interesuar për ta transferuar sulmuesin boshnjak, mirëpo kampioni gjerman deri më tani ka refuzuar të heqë dorë nga sulmuesi, porse mësohet se për ta shitur Dzekon, Wolfsburgu do të kërkojë së paku 30 milionë euro.

“Dzeko ka shënuar shumë gola dhe ai mund të jetë i suksesshëm. Ai është një djalosh i qetë dhe i këndshëm. Ai nuk ka emër, mirëpo i përshtatet gjendjes aktuale ekonomike të Milanit”, ka thënë Bierhoff për “La Gazzetta dello Sport”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://poroj-crew.albanianforum.net
mondi
Administrator
Administrator
mondi


Numri i postimeve : 46
Points : 75
Reputation : 0
Join date : 27/06/2009

Lajme te reja nga bota e Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga bota e Sporti   Lajme te reja nga bota e Sporti I_icon_minitimeSun Jun 28, 2009 2:49 am

Atletico shtyn Maxi Rodriguez drejt Tottenhamit

Drejtuesit e Atletico Madrid janë duke tentuar të bindin Maxi Rodriguez të pranojë ofertën e Tottenhamit.

Siç shkruan sportivja spanjolle AS, Spurs kanë bërë një ofertë formale për argjentinasin dhe klubi nga Madridi është i gatshëm ta shndërrojë në kesh mesfushorin.

Atletico ka nevojë për para për të krijuar një fond për të realizuar planet e veta të transferimeve, por duket se problemi është te vetë lojtari, i cili ngurron të kalojë në ekipin anglez, duke marrë parasysh mungesën e këtij klubi në garat evropiane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://poroj-crew.albanianforum.net
mondi
Administrator
Administrator
mondi


Numri i postimeve : 46
Points : 75
Reputation : 0
Join date : 27/06/2009

Lajme te reja nga bota e Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga bota e Sporti   Lajme te reja nga bota e Sporti I_icon_minitimeSun Jun 28, 2009 2:49 am

City rikthehet kah Upson

Mbrojtësi i West Ham United, Matthew Upson, është caku i ri i menaxherit të Manchester Cityt, Mark Hughes.

Daily Express shkruan se Hughes do të kthejë vëmendjen e tij kah ylli i West Hamit, nëse Evertoni do të bllokojë tentimin e Cityt për të blerë shërbimet e Joleon Lescott.

Hughes u refuzua kur për të parën herë u përpoq të nënshkruajë me Upson në muajin janar, por West Ham mund të pranojë ofertën prej 15 milionë funte plus sulmuesin Valeri Bojinov.

Dhe Upson pa dyshim se do ta shihte Cityn si një sfidë më të mirë për të qenë pjesë e garave evropiane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://poroj-crew.albanianforum.net
mondi
Administrator
Administrator
mondi


Numri i postimeve : 46
Points : 75
Reputation : 0
Join date : 27/06/2009

Lajme te reja nga bota e Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga bota e Sporti   Lajme te reja nga bota e Sporti I_icon_minitimeSun Jun 28, 2009 2:50 am

Voronin i gatshëm të dëshmohet në Liverpool

Sulmuesi i Liverpoolit, Andriy Voronin, thotë se ai dëshiron të dëshmojë vlerat e tij edhe në Premier League.

Ukrainasi sezonin e fundit e kaloi i huazuar te Hertha Berlin, ku shënoi 11 gola në 20 ndeshje, ndërsa në sezonin e ardhshëm dëshiron të luajë në Liverpool.

“Nuk pata sezon të keq në Gjermani, por po rikthehem për ta fituar Anglinë. Jam njeri i cili kërkon sfida të reja. Është koha të dëshmohem dhe t’u tregoj se e kanë gabim të gjithëve atyre të cilët mendojnë se mund të shënoj gola vetëm në Bundesligë”, ka thënë Voronin.

“Liverpooli është një prej klubeve më të fuqishme në botë. Të luash për këtë ekip është nder për secilin futbollist. E di se nuk do të jetë lehtë, por ndjehem i gatshëm të luftoj për hyrje në ekipin e parë”, ka shtuar ukrainasi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://poroj-crew.albanianforum.net
mondi
Administrator
Administrator
mondi


Numri i postimeve : 46
Points : 75
Reputation : 0
Join date : 27/06/2009

Lajme te reja nga bota e Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga bota e Sporti   Lajme te reja nga bota e Sporti I_icon_minitimeSun Jun 28, 2009 2:50 am

Luca Toni dëshiron të rikthehet në Serie A

Sulmuesi i Bayern Munichut, Luca Toni, thotë se ai është i gatshëm të rikthehet në kampionatin italian të futbollit.

E ardhmja e Luca Tonit në Bayern vazhdon të jetë e pasigurt, veçanërisht pas ardhjes së Mario Gomez nga Stuttgarti.

“Dua të rikthehem. E di se ka krizë në klubet dhe ata nuk mund të investojnë shumë, por dikush është i interesuar për mua”, thotë Luca Toni.

“Inter ose Milan? Ka bisedime, por nuk është e mjaftueshme për të folur për transferim. Nuk jam rob i pagës time. Nëse nuk gjej vend në Bayern, nuk do të ketë problem për t’u rikthyer në Itali për një pagë të reduktuar”, ka shtuar italiani.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://poroj-crew.albanianforum.net
mondi
Administrator
Administrator
mondi


Numri i postimeve : 46
Points : 75
Reputation : 0
Join date : 27/06/2009

Lajme te reja nga bota e Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga bota e Sporti   Lajme te reja nga bota e Sporti I_icon_minitimeSun Jun 28, 2009 2:50 am

United kthehet kah Huntelaar ?

Kampioni i Ligës Premier, Manchester United, raportohet se ka kthyer vëmendjen kah sulmuesi i Real Madridit, Klaas-Jan Huntelaar.

Florentino Perez është duke bërë një rikonstruktim të plotë të Realit dhe thuhet se në planet e tij nuk bën pjesë holandezi.

United duket se vështirë do të mund të arrijë te shërbimet e sulmuesit të Lyonit, Karim Benzema, andaj mediat angleze shkruajnë se Djajtë e Kuq do të kthejnë vëmendjen kah Huntelaar.

Sulmuesi holandez para se të kalojë në Real Madrid ishte cak i Sir Alex Ferguson, por mbretërit e fituar betejën. Megjithatë, Huntelaar nuk u gjend më së miri në klubin spanjoll dhe shënoi vetëm tetë gola në 20 ndeshje dhe u la edhe jashtë Ligës së Kampionëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://poroj-crew.albanianforum.net
mondi
Administrator
Administrator
mondi


Numri i postimeve : 46
Points : 75
Reputation : 0
Join date : 27/06/2009

Lajme te reja nga bota e Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga bota e Sporti   Lajme te reja nga bota e Sporti I_icon_minitimeSun Jun 28, 2009 2:50 am

Wimbledon: Serena në 1/8 e finales

Kampionia e dyfishtë Serena Williams ka mposhtur 2-0 në sete italianen Roberta Vinci (6-3, 6-4), për të siguruar vend në rundin e katërt të Wimbledonit.

27-vjeçarja amerikane, është duke kërkuar t’i shtojë edhe titullin e Wimbledonit trofeut që fitoi në muajin janar në Australian Open. Në 1/8 e finales Serena do të takohet me sllovaken Daniela Hantuchova, e cila mposhti tenisten japoneze Ai Sugiyama (6-4, 6-3).

Kampionia olimpike Elena Dementieva ka eliminuar nga gara e mëtejme rusen tjetër Regina Kulikova, duke e shkatërruar në dy sete (6-1, 6-2). Dementieva në rundin e katërt do të përballet me rusen Elena Vesnina ose sllovaken Dominika Cibulkova.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://poroj-crew.albanianforum.net
mondi
Administrator
Administrator
mondi


Numri i postimeve : 46
Points : 75
Reputation : 0
Join date : 27/06/2009

Lajme te reja nga bota e Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga bota e Sporti   Lajme te reja nga bota e Sporti I_icon_minitimeSun Jun 28, 2009 2:51 am

Wimbledon: Federer humb një set, por fiton ndeshjen

Roger Federer ka humbur setin e parë në turneun Wimbledon, megjithatë ka shënuar fitore jo të vështirë në katër sete (6-3, 6-2, 6-7, 6-1) përballë gjermanit Philipp Kohlschreiber.

27-vjeçari gjerman pritej të ishte një test i vështirë për Federer, pasi bëri befasinë duke eliminuar serbin Novak Djokovic në turneun French Open muajin e kaluar. Por numri dy i botës fitoi me lehtësi në dy setet e para, megjithatë u mposht në setin e tretë.

Zvicerani u kthye më fuqishëm në setin e katërt, duke eliminuar nga gara e mëtejme Kohlscheiber.

Kampioni i pesëfishtë i Wimbledonit, do të përsëritë finalen e fundit French Open, pasi në rundin e katërt do të takohet sërish me suedezin Robin Soderling, pasi ky i fundit mposhti spanjollin Nicolas Almagro (7-6, 6-4, 6-4).

I nënti në botë, francezi Jo-Wilfried Tsonga, nuk arriti të tejkalojë kroatin Ivo Karlovic, i cili kualifikohet për në 1/16 e finales (7-6, 6-7, 7-5, 7-6). Karlovic në takimin e radhës do të ketë përballë Fernando Verdasco, pasi spanjolli u rikthyer nga një set disavantazh për të mposhtur në katër sete bashkëvendësin e tij Nicolas Almagro (4-6, 6-1, 6-4, 7-6).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://poroj-crew.albanianforum.net
mondi
Administrator
Administrator
mondi


Numri i postimeve : 46
Points : 75
Reputation : 0
Join date : 27/06/2009

Lajme te reja nga bota e Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga bota e Sporti   Lajme te reja nga bota e Sporti I_icon_minitimeSun Jun 28, 2009 2:51 am

ZYRTARE: Cristiano Ronaldo nënshkruan me Real Madridin

Të premten mbrëma është konfirmuar transferimi i Cristiano Ronaldos nga Manchester Unitedi te Real Madridi, i cili ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me Mbretërit.

“Klubi Futbollistik i Real Madridit dhe Manchester Unitedi kanë konfirmuar marrëveshjen definitive për transferimin e lojtarit Cristiano Ronaldo, që do të hyjë në fuqi nga 1 korriku”.

“Lojtari do të jetë te Real Madridi në gjashtë sezonet e ardhshme, ndërsa prezantimi i tij do të bëhet me 6 korrik në stadiumin Saniago Bernabeu”, shkruan në deklaratën zyrtare të Real Madridit.

Kalim i portugezit te Los Blancos vjen pasi Unitedi e pranoi shumën rekorde prej 80 milionë funtesh (93 milionë euro) për shitjen e Ronaldos, ndërsa “Sky Sports” njofton se shuma e plotë e parave do të paguhet përnjëherë pikërisht në ditën kur kontrata hy në fuqi- më 1 korrik.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://poroj-crew.albanianforum.net
mondi
Administrator
Administrator
mondi


Numri i postimeve : 46
Points : 75
Reputation : 0
Join date : 27/06/2009

Lajme te reja nga bota e Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga bota e Sporti   Lajme te reja nga bota e Sporti I_icon_minitimeSun Jun 28, 2009 2:51 am

Saviola lojtar i Benficas

Javier Saviola është zyrtarisht lojtar i Benficas ku është transferuar për shumën prej 5 milionë eurosh nga Real Madridi.

Kohët e fundit, argjentinasi ka qenë shënjestër e Benficas, me ç’rast mendohej se ai do të kalonte në formë huazimi në Estadio da Luz, mirëpo skuadra portugeze vendosi ta blinte 27-vjeçarin.

Kështu, sipas deklaratës zyrtare të klubit portugez, në ditët në vijim Saviola do të udhëtojë në Lisbonë për të nënshkruar kontratë trevjeçare me Benfican.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://poroj-crew.albanianforum.net
mondi
Administrator
Administrator
mondi


Numri i postimeve : 46
Points : 75
Reputation : 0
Join date : 27/06/2009

Lajme te reja nga bota e Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga bota e Sporti   Lajme te reja nga bota e Sporti I_icon_minitimeSun Jun 28, 2009 2:51 am

Toure zgjat kontratën me Barcën

Yaya Toure ka vazhduar kontratën e tij me Barcelonën, sipas të cilës ai do të qëndrojë deri në vitin 2012 në Camp Nou.

Gjatë këtij afati kalimtar është spekuluar për mundësinë e largimit të mesfushorit nga klubi katalunas, mirëpo “Marca” njofton se pas takimit të të premtes ndërmjet agjentit të Toure, Dmitri Seluk, dhe drejtorit teknik të Barcelonës, Txiki Bergiristain, shumë shpejt është arritur marrëveshja për vazhdimin e kontratës.

Krejt çka mbetet është konfirmimi zyrtar i vazhdimit të kontratës së mesfushorit defanziv dhe të mësohet për vlerën e pagës, e cila është rritur më shumë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://poroj-crew.albanianforum.net
mondi
Administrator
Administrator
mondi


Numri i postimeve : 46
Points : 75
Reputation : 0
Join date : 27/06/2009

Lajme te reja nga bota e Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga bota e Sporti   Lajme te reja nga bota e Sporti I_icon_minitimeSun Jun 28, 2009 2:51 am

Zyrtare: Johnson kalon te Liverpooli

Liverpooli ka konfirmuar që të premten ka transferuar Glen Johnsonin nga Portsmouthi për shifrën prej 18.5 milionë funtesh, ndërsa kohëzgjatja e kontratës të cilën e ka nënshkruar lojtari është katër vjet.

“Ai ishte lojtar i rëndësishëm te Chelsea, ndërsa vitin e fundit është përmirësuar shumë me fanellën e Portsmouthit”.

“Njëra nga gjërat kryesore është mentaliteti i tij që shumë i mirë. Ai është një fitues. Mua më kanë lënë shumë përshtypje bisedat që kam pasur me të”, ka thënë trajneri i Redsave, Rafa Benitez, duke shprehur kënaqësinë e tij për arritjen e këtij transferimi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://poroj-crew.albanianforum.net
mondi
Administrator
Administrator
mondi


Numri i postimeve : 46
Points : 75
Reputation : 0
Join date : 27/06/2009

Lajme te reja nga bota e Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga bota e Sporti   Lajme te reja nga bota e Sporti I_icon_minitimeSun Jun 28, 2009 2:52 am

Brighi dëshiron të mbetet në Romë

Agjenti i Matteo Brighit, Vanni Puzzolo, ka treguar se nuk ka pasur zhvillime sa i përket rinovimit të kontratës së klientit të tij me skuadrën e Romës.

Kontrata e Brighit skadon në vitin 2012, mirëpo Puzzolo beson se lojtari meriton pagë më të mirë se ajo që e merr tani.

“Ende po presim për të biseduar në lidhje me kontratën. Matteo dëshiron të mbetet në Romë. Ai ka kontratë deri në vitin 2012 dhe është shumë i lidhur me skuadrën dhe tifozët”, ka thënë Puzzolo për Sportmediaset.it.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://poroj-crew.albanianforum.net
mondi
Administrator
Administrator
mondi


Numri i postimeve : 46
Points : 75
Reputation : 0
Join date : 27/06/2009

Lajme te reja nga bota e Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga bota e Sporti   Lajme te reja nga bota e Sporti I_icon_minitimeSun Jun 28, 2009 2:52 am

Birminghami vazhdon ta kërkojë Vieiran

Shefi i Birmingham Cityt, David Gold, ka deklaruar se skuadra e porsakthyer në Premier Ligë nuk ka hequr dorë nga dëshira për ta transferuar mesfushorin e Interit, Patrick Vieira.

“Ne e kemi provuar njëherë dhe do ta provojmë sërish, pasi që nuk mund të arrish sukses nëse nuk provon”, është cituar Gold nga “Daily Mail”.

Sipas të gjitha gjasave, Vieira do të largohet nga Inter këtë afat kalimtar, mirëpo francezi ka deklaruar se nëse largohet nga Giuseppe Meazza, atëherë do të kthehet në Francë për të luajtur në Ligën e Parë, ndërsa për shërbimet e tij janë të interesuar PSG dhe Lyon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://poroj-crew.albanianforum.net
mondi
Administrator
Administrator
mondi


Numri i postimeve : 46
Points : 75
Reputation : 0
Join date : 27/06/2009

Lajme te reja nga bota e Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga bota e Sporti   Lajme te reja nga bota e Sporti I_icon_minitimeSun Jun 28, 2009 2:52 am

United do t’i konkurrojë Realit për Benzeman

Drejtuesit e Manchester United janë të bindur se do ta mposhtin konkurrencën e Real Madridit në garën për transferimin e sulmuesit të Lyonit, Karim Benzema.

“The Daily Mail” shkruan se Benzema, i cili është shprehur se më shumë preferon të luajë në Spanjë se në ndonjë ligë tjetër, ndërsa te Reali është edhe Zinedine Zidane, i cili do të ndikojë në vendimin e sulmuesit francez.

Mirëpo, Lso Blancos nuk dëshirojnë të paguajnë më shumë se 30 milionë euro për Benzeman, pasi kanë shpenzuar shumë për transferimin Ricardo Kaka dhe Crsitiano Ronaldo, dhe këtu është përparësia e United.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://poroj-crew.albanianforum.net
mondi
Administrator
Administrator
mondi


Numri i postimeve : 46
Points : 75
Reputation : 0
Join date : 27/06/2009

Lajme te reja nga bota e Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga bota e Sporti   Lajme te reja nga bota e Sporti I_icon_minitimeSun Jun 28, 2009 2:52 am

Alonso tashmë është përshëndetur me Liverpoolin ?

Mediat angleze spekulojnë se Xabi Alonso është një hap më pranë Real Madridit, pasi që spanjolli tashmë është përshëndetur me një pjesë të personelit të Liverpoolit.

Alonso është njëri nga prioritetet e presidentit të Los Blancos, Florentino Perez, mirëpo Redsat vazhdimisht kane refuzuar shitjen e tij.

“The Times” shkruan se Liverpooli e ka caktuar shifrën prej 41 milionë euro për shitjen e mesfushorit, ndërsa pritet që Reali të bëjë ofertë zyrtare për Alonson.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://poroj-crew.albanianforum.net
mondi
Administrator
Administrator
mondi


Numri i postimeve : 46
Points : 75
Reputation : 0
Join date : 27/06/2009

Lajme te reja nga bota e Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga bota e Sporti   Lajme te reja nga bota e Sporti I_icon_minitimeSun Jun 28, 2009 2:52 am

Blackburn kërkon Van Nistelrooyn

Trajneri i Blackburn Rovers, Sam Allardyce, planifikon ta transferojë sulmuesin e Real Madridit, Ruud van Nistelrooy.

“Paga të cilën ai e merr te Real Madridi (141.000) nuk është e nivelit tonë. Mirëpo ndoshta ai dëshiron të vijë sërish në Angli dhe të luajë për një pagë më të vogël”, ka thënë Allardyce.

Javën e ardhshme Nistelrooy mbush 33 vjet, ndërsa ai nuk bën pjesë në planet e administratës së re të Mbretërve dhe largimi i tij do të ndodhë gjatë këtij afati kalimtar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://poroj-crew.albanianforum.net
mondi
Administrator
Administrator
mondi


Numri i postimeve : 46
Points : 75
Reputation : 0
Join date : 27/06/2009

Lajme te reja nga bota e Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga bota e Sporti   Lajme te reja nga bota e Sporti I_icon_minitimeSun Jun 28, 2009 2:53 am

Wenger: Fabregas dhe Adebayor nuk do të largohen

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka deklaruar se dyshja e Topçinjve, Cesc Fabregas dhe Emmanuel Adebayor, nuk do të largohen nga Emirates këtë afat kalimtar.

Wenger është cituar nga dy gazetat franceze “L’Equipe” dhe “France Football”, i cili fillimisht ka treguar për vendimin e tij që të mos largohet drejt Real Madridit, dhe arsyeja ka qenë se ka dashur të dëshmojë se “mund të fitohet edhe në mënyra tjera” dhe se ai është duke ndërtuar një “skuadër të suksesshme me stil, njohuri, kulturë unikate të lojës dhe me lojtarë të rinj”.

Pastaj, Wenger ka cekur se dy lojtarët më të përfolur në media, Adebayor dhe Fabregas nuk do të largohen nga Arsenali por do ta bartin fanellën e Topçinjve edhe në sezonin që vjen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://poroj-crew.albanianforum.net
Sponsored content





Lajme te reja nga bota e Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga bota e Sporti   Lajme te reja nga bota e Sporti I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajme te reja nga bota e Sporti
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
ks-crews :: Lajme Të ndryshme :: Sport-
Kërce tek: